Cdo vend qe shkoj le nje shenje tende si per ti treguar te gjithe atyre qe vijne pas qe ti je gjithmone me mua. Dhe pse nuk e ndjej, edhe pse nuk kam nje mesazh per ta vertetuar. Por mbyll syte dhe shtrengoj doren dhe te ndjej prane. Si ne ditet e fundvitit te kaluar, ku ne ate lokal te vjeter ne mes te qytetit me perkedhelje floket dhe me puthje pa marre fryme. Si per te lene shenja ne ato mure qindra vjecare. Si per ti treguar atyre mureve qe nuk ka dashuri si ne. Dhe me te vertete Kris nuk ka njerez qe duan keshtu si ne, duke u dashur dhe duke ndejtur me dike tjeter. Asnje nuk puthet si ne, nuk perqafohet si ne, nuk ledhatohet si ne. Asnje nuk di te jete prane tjetrit dhe pse nuk eshte thene asnje fjale dhe pse nuk ka asnje shenje. Ne jemi dashuria me e madh Kris, dashuria me e madhe e njeri-tjetrit.